Borë dhe ulje temperaturash/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Ulni shpejtësinë dhe përdorini goma dimërore

schedule09:31 - 8 Janar, 2024

schedule 09:31 - 8 Janar, 2024

SHQIPËRI- Rënia e temperaturave është shoqëruar me reshje dëbore në rajonet veriore dhe juglindore të Shqipërisë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar teksa jep informacion mbi  situatën thotë se të gjitha asket janë të kalueshme, ndërsa apelon te drejtuesit e mjeteve, që qarkullojnë në zonat me prezencë dëbore të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

Po ashtu, ARRSH-ja u kërkon drejtuesve të respektojnë sinjalistikën dhe të mos abuzojnë me shpejtësinë.

“Gjatë natës i gjithë vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore grupet e punës kanë qenë në terren për të bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës Temperaturat kanë qenë të ulëta. Në Korçë-Dardhë, në Tamarë-Vermosh, në Qafë Thore-Bogë, në Valbonë nga km 20 ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndërprerje. Rrugët janë të pastruara nga dëbora dhe qarkullimi vijon pa probleme. Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, shkruan ARRSH-ja./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!