Borë dhe ngrica në rajonin e Korçës

schedule10:49 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 10:49 - 18 Dhjetor, 2018

Reshje të dendura bore kanë rënë gjatë natës në rajonin e Korçës. Ato kanë qenë të shoqëruara dhe me ngrica dhe për këtë arsye në disa rrugë ka probleme. Trashësia e borës në rrugën Korçë –Dardhë është 25 cm dhe policia u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin vetëm me zinxhirë. Edhe rruga Korçë- Qafa e Qarrit është e kalueshme vetëm me zinxhirë. Kurse rrugët e tjera me gjithë prezencën e borës, sipas policisë, janë të kalueshme. Reshjet e borës vazhdojnë të bien dhe Shtabi i Emergjencave ka nxjerrë grupet e punës në terren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!