Kreu i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri, Albert Nasto, i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka theksuar se ngritja e bordit për vendosjen e çmimeve kufizon konkurrencën.
Nasto tha gjithashtu se nuk dihet se kush janë anëtarët e bordit dhe a kanë ata konflikt interesi apo jo.
Gjithashtu theksoi se Shqipëria po kthehet në një vend bordesh duke shkelur hapur ligjet e konkurrencës në treg.
“Unë nuk jam dakord me borde. Bordet kufizojnë konkurrencën e brendshme. Ne nuk e dimë kush është në borde, a kanë konflikt interesi? Ne nuk jemi dakord për ngritjen e këtyre bordeve se favorizojnë dikë, ose godasin dikë në mënyrë tinzare. Shqipëria po kthehet në një vend bordesh të cilat janë në kundërshtim me ligjet e konkurrencës në treg”, tha Nasto.
/Abcnews.al/