Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Borchardt: Të hetohen akuzat për krim elektoral

schedule13:09 - 12 Mars, 2019

schedule 13:09 - 12 Mars, 2019

I mblodhi në një tryezë nisma ligjore, votimi në parlament i së cilës u bë kusht i bojkotit të atëhershëm parlamentar të opozitës: dekriminalizimi.

“Arritëm bazën e nevojshme për një luftë më të efektshme ndaj manipulimeve zgjedhore si dhe për një pastrim më efikas të listës së kandidatëve nga shkelësit e ligjit apo ata që po hetohen penalisht”, tha Bochardt.

Tre vjet më vonë, me zyrtarizimin e bojkotit nga opozita përmes djegies së mandateve dhe për pasojë mungesën e saj në tryezë, thirrjen për nevojën e zbardhjes së krimeve elektoral e bëri kreu i misionit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt.

“Autoritetet shqiptare duhet t’i japin prioritet problemit të vazhdueshëm të akuzave të përhapura për shitblerje votash, të cilat kanë cënuar besimin  e publikut ne zgjedhje. Nevojiten përpjekje serioze nga të gjitha palët për të trajtuar këtë fenomen, ndjekja ligjore efikase është një nga mjetet kryesore për luftën ndaj shit-blerjes së votës. Jemi duke monitoruar nëse çështjet që denoncohen në prokurori ndiqen vërtetë”, tha ai.

Votimin në parlament të reformës zgjedhore me votat e deputetëve që refuzojnë vendimin politik të opozitës për djegie mandatesh, Borchardt e sheh ende si një mundësi nga pikëpamja ligjore.

“Por a është lëvizje politike e zgjuar? Reformat tuaja elektorale janë votuar gjithmonë nga një shumicë e gjerë dhe ne rekomandojmë dialog për këtë”, u shpreh kreu i misionit të OSBE/ODHIR.

Sa i përket demonstratave të javëve të fundit, Borchardt thekson se protestat janë një normalitet i vendeve demokratike dhe se është vendim i qytetarëve nëse bëhen pjesëmarrës apo jo, sigurisht – theksoi ai – me rëndësi mbetet edhe natyra paqësore e demonstratave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!