Bora zbardh Kukësin e Dibrën/ ARRSH: Të gjitha akset kombëtare janë të hapura

schedule15:26 - 4 Janar, 2025

schedule 15:26 - 4 Janar, 2025

Moti i keq me borë dhe  ngrica ka përfshirë veriun dhe juglindjen gjatë kësaj fundjave.

Kukësi është zbardhur nga bora, ndërsa  trashësia  në zonat malore i kalon 40 cm. Akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme, por është e nevojshme që drejtuesit e mjeteve të kenë goma dimërore ose zinxhirë. Subjektet kontraktore vazhdojnë punën me të gjitha kapacitetet për pastrimin nga bora,kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rruga e Kombit është e hapur dhe lëvizja e mjeteve bëhet pa probleme. Tetë borëpastruese punojnë për largimin e borës në dy krahët e segmentit Morinë-Tunel i Kalimashit, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të këshilluar drejtuesit e automjeteve kjo edhe për shkak të fluksit të lëvizjes së madhe të mjeteve nga Shqipëria drejt Kosovës por edhe Kosova drejt Shqipërisë.

Gjatë natës ka pasur reshje bore dhe në zonën juglindore të vendit si në Dardhë dhe Voskopojë. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!