Bora shtyu ndeshjen Atalanta-Vijareal, ja kur do zhvillohet takimi

schedule09:19 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 09:19 - 9 Dhjetor, 2021

Atalanta dhe Vijareal do të përballeshin mbrëmjen e djeshme mes tyre, në fazën e grupeve të Champions League, ndeshje kjo që vendoste se cila nga skuadrat do të vijonte rrugëtimin e saj në këtë komepticion, ndërsa skuadra tjetër do duhet të luajnë në Europa League.

Ky takim ishte planifikuar të luhej në orën 21:00 në mbrëmje, por u shty për shkak të reshjeve të dendura të borës, e cila është vendosur të luhej sot në orën 19:00.

UEFA u komunikoi dy klubeve orën e fillimit të ri, të caktuar fillimisht për të enjten, pasdite në orën 16:30, por Atalanta dhe Villarreal ranë dakord të luanin në orën 20:30, një mbivendosje në programin e Europa League, të cilën UEFA e kundërshtoi, ndërsa në fund nga të treja palët u vendos ora 19:00. /f.a/abcnews.al