Bora pushton juglindjen, shtyhet derbi i Kategorisë së Dytë

schedule10:58 - 21 Mars, 2021

schedule 10:58 - 21 Mars, 2021

Kategoria e Dytë luan sot javën e 15 të saj, teksa janë planifikuar të luhen gjashtë ndeshje, por njëra prej tyre është e pamundur të zhvillohej.

Derbi juglindor mes Devollit dhe Maliqit është shtyrë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Stadiumi Bilisht Sport është mbuluar nga dëbora.

 

Në këto kushte FSHF ka gjykuar se kushtet nuk janë të duhura dhe kjo ndeshje është vendosur të luhet në një datë tjetër, e cila do mësohet në ditët në vijim. /abcnews.al