Bora arrin dy metër në zonën e Pukës

schedule09:12 - 26 Shkurt, 2018

schedule 09:12 - 26 Shkurt, 2018

Në qarkun e Shkodrës reshjet e borës duket se nuk kanë shkaktuar bllokime të rënda me përjashtim të zonës së thellë në Pukë, ku bora është e shoqëruar me stuhi të fortë. Në disa zona në Qafë Mali trashësia shkon 1.5-2m. Trashësia normale në gjithë këto zona është rreth 80 cm. Reshje bore ka në segmentet Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fushë Dukagjin. Në segmentin Q/Laç-Koman ka rreth 5 cm borë, qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë, pasi ka prani ngricash. Koplik-Bogë-Dedaj –Razëm rreth 5 cm borë qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

K/Hadroj-Q/Bene-Rrëshen rreth 10 cm borë rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhirë. Qafë Mali-Fierzë rreth 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhirë. /abcnews.al