Bonucci: Ju tregoj gabimet tona dhe debatin me Matuidi

23:54 | 26/02/202023:540

Leonardo Bonucci nuk është ndjerë mirë pas humbjes që Juventusi pësoi në Champions League kundër Lyon. Qendërmbrojtësi analizoi paraqitjen e skuadrës së tij pas ndeshjes dhe pranoi që i falën shumë kundërshtarit në 45 minutat e para.

“Gabuam shumë në pjesën e parë, ku ishim të dytët në gjithçka. Në ndeshje të tilla paguan për gabimin më të vogël. Në pjesën e dytë ata nuk gjuajtën një herë të vetme në portë, pasi panë Juventusin e vërtetë.

Na goditën kur ishim me dhjetë lojtarë në fushë. Gjithsesi tani le të mendojmë fillimisht për ndeshjen e së dielës dhe duhet ta përmbysim këtë rezultat në ndeshjen e kthimit.

Ishim shumë të gjatë në fushë dhe repartet ishin të distancuara. Na mungoi edhe agresiviteti. Duhet të zgjohemi”, tha Bonucci mes të tjerash, ndërkohë që foli edhe për debatin që pati me Matuidi.

“Po, e thirra Matuidi dhe i thashë që ekipin e bëjnë edhe ata që janë jashtë. Të gjithë duhet të jenë të gatshëm, pasi në fushë mund të ndodhë gjithçka. Kishte diçka që nuk shkonte edhe mes titullarëve. Duhet të jemi skuadër edhe në këto gjërat e vogla, që bëjnë diferencën”, përfundoi futbollisti i Juventusit. / abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono