Bonucci flet me siguri: Atalanta kockë e fortë, ndeshje si këto të japin Scudetton

schedule08:10 - 12 Korrik, 2020

schedule 08:10 - 12 Korrik, 2020

Juventus arriti një barazim shumë të rëndësishëm dje në shtëpi kundër Atalantës, ku djemtë e Sarrit arritën të shënonin golin e barazimit vetëm në minutat e fundit të takimit. Duvan Zapata dhe Ruslan Malinovskyi i vendosën miqtë dy herë në avantazh, por ishin dy penallti të Ronaldos që vendosën barazpeshën në ‘’Allianz Stadium’’. Kaipiteni i bardhezinjve, Leonardo Bonucci, beson tashmë se ekipi i tij do t’a fitojë Seria A, pasi pa reagimin e duhur nga skuadra në një ndeshje të veshtirë si ajo e djeshmja.

‘’Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Atalantës. Ne duhet të sakrifikonim veten tonë për ekipin. Unë nuk isha stërvitur për disa ditë për shkak të një gjendjeje gripale, por duhet të isha këtu për skuadrën. Ekipi e fitoi me mund këtë pikë dhe ky është shpirti i garës që ne kërkojmë gjithmonë të kemi. Ne e provuam të fitonim, por e rëndësishme është t’i mbajmë sa më larg Lazion dhe Atalantën,’’ deklaroi pas ndeshjes qendërmbrojtësi për ‘’DAZN’’.

‘’Tashmë kemi kohë për të rikuperuar energjitë, pasi të mërkurën ne do të luajmë kundër Sassuolos dhe ndeshja do të jetë po aq e vështirë sa sot ( dje ).  Ata luajnë një futboll të shpejtë prandaj duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Ajo se çfarë duhet të shikojmë nga ndeshja e sotme është rezultati dhe ndeshje si këto të japin kampionatin. Ende nuk mund të bëjmë kalkulime, por duhet ta mbajmë këmbën deri në fund te gazi deri sa të shpallemi automatikisht kampionë,’’ mbyll Bonucci. /abcnews.al