“Bomberi” nigerian i dëmtuar deri në prill, “Aspirinat” gati të transferojë sulmuesin spanjoll

schedule10:56 - 24 Janar, 2024

schedule 10:56 - 24 Janar, 2024

Janë të vetmit pa humbje në Evropë. “Aspirinat” e Bayer Leverkusen janë duke zhvilluar një sezon të magjishëm, me djemtë e teknikut, Xabi Alonso, që aktualisht qëndrojnë në vendin e parë, në tabelën e Bundesliga, me 7 pikë diferencë, me “Bavarezët” e Bayern Munich, të vendit të dytë, duke “flirtuar” kështu, me titullin e parë kampion, në historinë e klubit.

Padyshim një nga protagonistët e këtij sezoni fantastik është “bomberi” nigerian, Victor Boniface, i cili në 16 përballjet e para të këtij sezoni, në kampionatin gjerman ka arritur të shënojë plot 10 gola, si dhe të dhurojë 7 asistime, mirëpo një dëmtim në muskujt e kofshës gjatë stërvitjes me “Aspirinat” e ka lënë 23-vjeçarin jashtë deri në muajin prill.

Në të tilla rrethana, bordi i Bayer Leverkusen është detyruar të transferojë një sulmues rezervë, në rast se dëmtohet edhe çeku, Patrick Schik. Bëhet fjalë për spanjollin e Real Betis, Borja Iglesias, i cili pavarësisht se ka arritur të regjistrojë vetëm 1 asistim, në këtë edicion të La Liga, shihet nga tekniku “bask”, si një lojtar perfekt për rotacion.

Në ditët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i marrëveshjes, me “bomberin”, 31-vjeçar, i cili do të transferohet në Gjermanë falë formulës së huazimit, me të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit, për 8 milionë euro dhe pritet që spanjolli të përshtatet jo pak me skemat e “Aspirinave” e të japë kontributin e tij, drejt titullit të parë kampion. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!