Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Bombat artizanale trondisin mbretërinë skandinave

schedule17:11 - 8 Nëntor, 2019

schedule 17:11 - 8 Nëntor, 2019

Bombat artizanale janë kthyer në armën e re të luftës së botës mes lagjeve. Suedia është përfshirë prej fillimit të këtij nga shpërthime të ndryshme kriminale. Të konsideruar si bosët e lagjeve, grupet rivale tashmë po përplasen me një tjetër metodë, duke shkaktuar panik dhe tension. Të shtënat me armë duket po ia lënë vendin pajisve më të zhvilluara duke filluar nga eksplozivët, grenata dore , ose termuse të mbushura me barut, raporton ATSH.

Mbretëria skandinave po përballet me një degradim shoqëror në rritje dhe hendeqet socio-ekonomike po thellohen më shumë se në çfarëdo shteti tjetër anëtar i OCDE-së. Stacionet e policisë, ndërtesat, por edhe bizneset janë shenjestra e këtyre grupeve të rrezikshme.  Edhe pse e klasifikuar mes shteteve me të zhvilluara dhe më të pasura në botë, dhe me një nivel më të ulët të dhunës, Suedia nuk i ka shpëtuar hendeqeve të krijuara nga grupet kriminale./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!