Të paktën tre civilë kanë humbur jetën nga bombardimet ruse të qytetit lindor të Ukrainës, Vuhledar, mëngjesin e sotëm, sipas skynews.
Lajmi u konfirmua nga zyra e presidentit ukrainas.
Sipas deklaratës, zona të tjera të Donetsk janë ende në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse, pavarësisht përpjekjeve për evakuimin e civilëve.
Fokusi i forcave rusë është zhvendosur tashmë nga rajoni i Kievit në Ukrainën lindore dhe jugore gjatë javëve të fundit, pasi Moska nuk arriti të merrte në kontroll kryeqytetin.
/abcnews.al