Bombaj: Kombi ka nevojë për zërin e brezit të ri

schedule21:18 - 29 Janar, 2019

schedule 21:18 - 29 Janar, 2019

Producenti dhe regjisori Leonard Bombaj i ftuar në studion e Provokacija ka folur për projektin e tij më të fundit, që ka në fokus brezin e ri. Në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, Bombaj tregoi disa detaje nga ky projekt që shumë shpejt do të jetë në televizion. Bëhet fjalë për një maratonë të ligjërimit publik dhe komedisë me të rinjtë e gjimnazeve.

“Në këtë moment jam duke bërë një projekt me Bashkinë e Tiranës. Ishte ide e qendrës sime me Bashkinë për një maratonë të public speach dhe stand up comedy dhe qëllimi është që të bëhet kombëtare”.

Duke e konsideruar si një uri kombëtare zërin e brezit të ri, Bombaj është i bindur se do të ketë sukses.

“Mendoj që bindja absolute është uri e audiencës së në ekrane po na dalin politikanë dhe njerëz që promovojnë veten e tyre. Aty shohim atë Shqipërinë që është sot. Mendoj që do ketë shumë sukses. Jam befasuar do ketë edhe për ligjërimin publik dhe komedinë. Ka nevojë ky komb për zërin e brezit të ri”.

Ai foli gjithashtu edhe për nisjen e rrugëtimit të tij në televizion dhe bashkëpunimin më të fundit me Pëllumb Kullën, për të cilin nuk i kurseu vlerësimet.

“Pëllumbi është aset kombëtar, sa herë e dëgjoj. Pasi bashkëpunova me Pëllumbin i thashë që po zbuloj te ty që humorin në Shqipëri e servir si shkencë. Humori që sjell Pëllumbi është shkencë, ai gjen teori të reja për urinë e vjetër”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!