Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Bomba” amerikane: Të dalim nga NATO/ Sotiri: Presion i Trump, e ndjek gjithmonë me aleatët kur do të marrë diçka në tavolinë

schedule21:32 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 21:32 - 11 Dhjetor, 2025

Një presion të administratës Trump, e konsideron ekspertja e çëshjeve të NATO, Juxhina Sotiri, pr/ligjin e ri të Ëashingtonit që largon SHBA përfundimisht nga NATO.

E ftuar në War Report, në ABC News, Sotiri tha se pr/ligji është një një kërcënim për vetë Aleancën, ndërsa theksoi se ka tendencën të besoj se edhe ky pr/ligj nuk do të kalojë.

“Është krisja më e madhe që ndodh në këto 80 vite që ndodh brenda Aleancës TransAtlantike. Dua të rikujtoj se kemi konceptin strategjik të NATO-s që është praktikisht drafti apo dokumenti strategjik i miratuar në 2022 ku Rusia është kërcënim dhe Kina është një sfidë. Më strategjinë e pak ditëve më parë të administratës Trump flet për një ndryshim radikal dhe një qasje tjetër më pozitive ndaj Rusisë që më bën të mendoj se ndoshta hapi tjetër në Stamboll në samitin e radhës së NATO-s do të jetë ndryshimi i draftit të strategjisë së Aleancës.

Është një kërcënim për vetë aleancën të gjitha këto deklarata që janë edhe më të rënda se kërcënimi që mund të vijë nga Putin. Kam tendencën të besoj se edhe ky pr/ligj nuk do të kalojë edhe në SHBA i ndjek të gjitha radhët e duhura protokollare, mendoj se edhe këtë herë nuk do të dalë. E shoh strategjinë amerikane më të madhe dhe nuk mendoj do marrë fund me Trump. Nuk mendoj se Trump është fundi i NATO-s. E shoh si një formë presioni që Trump e ndjek gjithmonë me aleatët e tij kur do të marrë dicka në tavolinë.” -u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!