Bolino: Besueshmëria te opozita është goditur nga qytetari dixhital

schedule21:36 - 26 Shkurt, 2019

schedule 21:36 - 26 Shkurt, 2019

“Besueshmëria te opozita është goditur nga qytetari dixhital për shpifje pa fund dhe pa fakte”. Gazetari Karlo Bolino theksoi në studion e Provokacijas se denoncimet dhe skandalet e publikuara nga opozita nuk janë të bazuara në fakte dhe prova, dhe kjo i bën të pabesueshme.

“Një opozitë që sulmon pafund çdo gjë atëherë nuk dallohet kur ka korrupsion. Unë po dëgjoj vetem skandal, krimi, patjetër që ka një pjesëë të së vërtetës, nëse opozita fokusohet te çështjet korruptive, askush nuk e beson, besueshmëria te opozita është goditur nga qytetari dixhital për shpifje pa fund, pa fakte”.

Sipas tij opozita ka meritë për luftën kundër kanabizimit të vendit, por thekson se faktet duhet të jenë busulla për politikanët dhe gazetarët.

“Lufta kundër kanabizimit është një gjë shume ë mirë që opozita ka bërë, falë opozitës kultivimi i kanabisit është bërë vepër penale. Ne kur e kemi zbuluar na kanë akuzuar për shpifje. Kjo është meritë e opozitës. Opozita është e fiksuar në një tematikë. Njërëzit janë ç’orientuar. Të flasin për manipulimin e zgjedhjeve pa fakte konkrete. Faktet duhet të jenë busulla për politikanët dhe gazetarë”.

Sa i takon përgjimeve për vjedhjen e votave dhe manipulimeve Bolino thekson se në atë kohë opozita kishte shumicën në institucione dhe kQZ, pranoi zgjedhjet, ndërsa shton se nës ejanë penguar hetimet, kjo nuki ëhstë prokuroria e Arta Markut, por e dikujt tjetër

“Opozita kishte shumicën në KQZ, dhe shumë institucione dhe ata i kanë çertifikuar zgjedhjet. I vetmi rast manipulimi në disa qendra në Tiranë, KQZ bëri kallëzim për 70  komisionerë që vodhën vota për PD dhe LSI, pra institucioni e bëri pjesën e vet ,por arbitri që është drejtësia nuk ka vepruar.

Unë kërkoj që një prokurori, një dosje, jo Arta Marku, po Hajdarmataj, pse zoti Llala nuk e shpallur urdhër arresti se këto prova janë më shumë interesante për mediat se prokuroia, por nëse prokuroria  ka bllokuar këto dosje 339 nuk është prokuroria e Arta Markut, por e dikujt tjetër”.

Sa i takon djegies së mandatave Bolino thotë se çdo herë që PD ka humbur zgjedhjet ka bërë bojkot.

“Unë jam shumë skeptik se ata mund të kishin vazhduar bojkotin se deri më sot çdo herë që PD ka humbur zgjedhjet ka bërë bojkot”.

Protestat e opozitës nuk i sheh mbarëpopullore që mund të rrëzojnë qeverinë, por thekson se institucionet rrëzohen vetëm me zgjedhje, ndërsa nga jashtë vetëm nga protestat mbarëpopullore ku veçon protestat e viti 91, 97, 2013 dhe protestën e studentëve.

“Rrotacioni vjen pas 7-8 vitesh por nuk është në ligje i caktuar, këtë e cakton populli ai është sovrani. Ne kemi parë protesta popullore në 97, ajo ishte tamam  dhe protesta popullore në ‘91 dhe nëntor 2013 me armët kimike dhe rama u tërhoq dhe protesta e studentëve.

Këto janë proteta që kanë frikësuar qeverinë realisht dhe fakti që Rama ka ndryshuar 8 ministra, ka kuptuar se s’mund ta rrëzonte qeverinë. Protesta e 16 shkurtit nuk ishte popullore, pjesëmarrja e madhe por ne kemi parë në gjithë mitingjet e fushatave. Mitingjet nuk rrëzojnë qeveri, janë zgjedhjet që rrëzojnë qeveri. Institucionet rrëzohet nga brenda, nga jashtë vetëm protesta popullore”.

Sa u përket djegies së mandateve të opozitës gazetari shprehet se kjo e dëmton qeverinë, por thekson se opozita nuk e ka përdorur Kuvendin për të luftuar qeverinë dhe kur e ka përdorur ka fituar.

Nëse çertifikohen nga një arbitër që është Gjykata kushtetuese që për fat të keq nuk ekziston ose Komisioni i Venecias që Kuvendi me të paktën 140 deputetë është antikushtetues, unë po të isha Rama do kërkoja zgjedhje të parakohshme. Por për të respektuar kushtetutën qevria nuk mund të rpnaojë që të shkele kushtetuten. Pastaj nëse është e ligjshme atëherë është çështje politike dhe kjo qeveri e ka qeverisur për shumë muaj pa opozitën, kanë braktisur komisionet.

Kjo opozitë nuk e ka përdorur kuvendin për të luftuar qeverinë dhe kur e ka përdorur ka fituar. Në çdo vend opzita nuk cakton axhendat e qeverisë”.

Ai pranon se eksizton rreziku për dhunë, në një kohë kur nuk ka rrugëdalje tjetër, pavarësisht apelit kundër dhunës nga ndërkombëtarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!