“Boldor, aty-aty me Bitrin. Fili? Kam 10 lojtarë në listë”

schedule20:58 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 20:58 - 21 Dhjetor, 2019

Merkato po afrohet dhe shumë prej klubeve duan të bëjnë përforcime. Nuk bën përjashtim as Vllaznia. Trajneri Mirsad Jonuz doli sot në konferencë për shtyp dhe u pyet edhe për emra të përveçëm, sikurse u ngacmua edhe për faktin që Partizani nesër do të ketë mungesa.

Jonuz thekson se të kuqtë kanë plot lojtarë cilësorë dhe për ta nuk janë problem mungesat. “Partizani ka shumë lojtarë me kualitet. Nuk është problem për ta që të vënë një lojtar të mesit të fushës në mbrojtje. Ato kanë sulmin e mirë, me Çinarin apo Asanin.

Edhe nëse nuk luan Boldor, luan Bitri që është aty- aty. Pra nuk shikoj ndonjë favor. E rëndësishme është që të luajmë mirë, ashtu siç i kemi luajtur të gjithë ndeshjet jashtë”, tha Jonuz për gazetarët e pranishëm në konferencën e sotme për shtyp.

Realdo Fili dhe Oumar Camara janë përfolur si objektiva të Vllaznisë dhe dëshira të vetë Jonuz. Sigurisht ai nuk konfirmon emra të përveçëm. “Nuk duhet të flas tani për emra. Kam 10 lojtarë në listën time.

Kam folur edhe me drejtorin Firat dhe administratorin që lista ëhtë me 10-të lojtarë, por ne na duhet të marrim më cilësore. Një problem është se në këtë periudhë nuk ka shumë lojtarë të lirë. Por unë do të synoj që të marrë katër lojtarë në këto pozicione që përmenda”, shprehet kreu i pankinës kuqeblu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!