Boksieri nga Kosova në ring përballë djalit të Arkanit

schedule17:45 - 13 Korrik, 2019

schedule 17:45 - 13 Korrik, 2019

15 ndeshje në ring pa asnjë humbje, është rekordi i boksierit nga Gjakova i cili aktualisht po përgatitet për përplasjen e radhës në ring. Në 31 gusht ai do të përballet me djalin e kriminelit serb famëkeq Arkan./ABC News Albania 24/7

I lindur në Austri por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës bokseri Petrit Mazrekaj pa asnjë humbje deri më tash po bën përgatitjet për fitoren e radhës. Meçi i tij i radhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi kundërshtari i tij pritet të jetë Velko Razhnjatoviç, djali i kriminelit serb Arkanit.

Përballja e Mazrekajt me Razhnjatoviçin është paraparë të mbahet më 31 Gusht por ka gjasë të shtyhet për në fillim të shtatorit meqë palët ende nuk janë marrë vesh për vendin se ku do të mbahet ky meç.
Razhnjatoviç e ka ftuar Mazrekajn në Beograd por ky i fundit refuzon për shkaqe sigurie.  Ai ka përjashtuar edhe Bosnjën si mundësi ndërsa si opsione mbeten Kroacia dhe Gjermania.
Mazrekaj deri tash ka pasur 17 fitore dhe asnjë humbje, prej tyre tre me kundërshtar serb, ndërsa po ushtron pa ndalur për të sjellë fitoren e radhës, kësaj radhe jo Austrisë por Kosovës.
Madje thotë se oferta nga menaxherët e Razhnjatoviç për këtë djalë i ka ardhur pikërisht pas një përballje që ka pasur me një kundërshtar serb në Beograd, ndërsa deklaratat se Razhnjatoviç nuk i ka bërë asnjëherë ofertë i quan të pavërteta. Derisa ende mbetet në pikëpyetje data dhe vendi i kësaj përballje, Razhnjatoviç e ka konfirmuar se më 7 shtator do të ketë një përballje tjetër në Kanada./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!