Vrasja e 46-vjeçarit në Kamëz/ Makina “shoshë” nga plumbat, qitësit i dolën përballë dhe e qëlluan

schedule15:01 - 24 Janar, 2025

schedule 15:01 - 24 Janar, 2025

KAMËZ– Në automjetin e viktimës janë konstatuar 15 gjurmë plumbash, qitjet sipas hetuesve janë bërë në xhamin e parë të makinës duke ngritur dyshime se autoret i kanë ardhur përballë.

Po ashtu kalibri i armës dyshohet të jetë automatik i shkurtër  tip 9mm sipas gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes.

Po ashtu policia ka gjetur të afërm të Rifat Domit që është vrarë në 1997 nga vëllai i viktimës dhe ka nisur shoqërimet për t’i marrë në pyetje në lidhje me ketë ngjarje.

Ndërkohë automjeti që u gjet i djegur në Zall Herr është ende duke u këqyrur nga grupi hetimor për të parë nëse autorët kanë lënë armën e krimit aty.

Ndërkohë Lulzim Visha nuk kishte precedent penal të mëparshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!