Bojkoti i Superiores, Rama: Harrojeni presionin me mua, futbollistët s’paguhen si pastruese

schedule14:36 - 29 Shtator, 2020

schedule 14:36 - 29 Shtator, 2020

Edi Rama, kryeministri i vendit, vijon të qëndrojë stoik kundrejt kërkesave që komuniteti i futbollit ka bërë së fundmi. Ditën e sotme ai ka dalë kundër Ligjit të Sponsorizimit të propozuar nga Liga Profesioniste e Futbollit dhe që sipas tij kompanive që investojnë në sport u zbritën nga taksat 30% e tyre. Edhe për tatimin mbi pagën Rama ëshët kundër, ndërkohë që nuk mungojnë as thumbimet.

“Ne kemi bërë një ligj për sportin. Kemi bërë iniciativa për futbollin që nuk i ka bërë askush më parë. Jemi dakord që për një periudhë starti pa taksa, për të formalizuar pagat. Ata nuk paguhen me minimum jetik, si pastruese. Këta deklarojnë aq, por marrin mijëra euro. Nuk mund t’u themi jo, që 10 vite nuk ka taksa. Edhe Messi e Ronaldo përfundojnë në prokurori për taksa.

TVSH e kaluam 6 për qind për investimet në sport. Patjetër që jemi gati të bëjmë atë që duhet edhe për moshat. Historia e këtij futbolli me pronarë që duan të shkarkojnë nëpër klube paratë që i detyrohen shtetit si pronarë të aktiviteteve të tjera, nuk kalon. As historia me biznesmenëve të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se luajnë topash me qeverinë, nuk kalon.

Edhe mbështetjet e bashkive direkt për klubet profesioniste të mos vazhdojnë më, por të kaloje te fëmijët. Te profesionistët gjërat janë të ndara. Këto historitë me modele të mos na i tregojnë, se i tregojnë keq. E dimë si janë bërë në vendet e tjera. Mblidhni sa vite ka shtet dhe nuk është bërë për futbollin sa është bërë këto vite. Ne bëjmë për futbollin, por ka limit.

Habitem si nuk e kanë mësuar që gjuha e forcës, e bojkotit dhe shantazhit me mua nuk funksionon. Nuk e kuptoj pse bëjnë bojkot, mbase janë më rehat dhe u japin lojtarëve një minimum real dhe nuk kanë shpenzimet të tjera. Nuk funksionon kjo. Le të bojkotojnë, janë të pavarur nga qeveria. Me qeverinë vetëm duhet të bashkëpunojnë. Qeveria nuk ka detyrime ndaj sportit profesionist, por për moshat.

Ata nuk janë pjesë e një industria fitimprurëse. Nëse e mbajnë futbollin me ngastra, ku hidhet top e pritet top e nga ana tjetër fshihen lek, këtë mund të bëjnë. Janë të pavarur. Me ne nuk e bëjnë dot. Unë nuk shoh arsye se pse ata të kenë 10 vite pa taksa.  Çfarë bëjnë ata më shumë. Ka gjasa që disa nga ju vrapojnë më shumë se ata, edhe nga pikëpamja e vrapit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!