Bojaxhiu: Veliaj nuk do të përballet me atë që po i bën Tiranës

schedule20:51 - 27 Shkurt, 2018

schedule 20:51 - 27 Shkurt, 2018

Sipas Gjergj Bojaxhiut, Erion Veliaj nuk do të përballet me faktin se çfarë po i bën Tiranës.

I ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, ai foli rreth deklaratave të Erion Veliaj për Tiranën gjatë emisionit “Opinion”, ku debatoi në lidhje me kullat që mund të ndërtohen në kryeqytet dhe akuzonte Bojazhiun se jetonte vetë në një kullë.

Sipas tij, këto debate bëhen për të ulur palën tjetër për shkak se jep një mendim ndryshe.

Gjergj Bojaxhiu: “Vijnë në debat dhe janë thjesht të interesuar të ulin palën tjetër që jep një mendim ndryshe dhe një ide ndryshe. Dhe kjo jo vetëm me mua sepse zoti Veliaj në atë emision nuk më ofendoi vetëm mua, por edhe gazetarët, zonjën Ornela Liperi që është një gazetare e Monitorit. Në mënyrë të vazhueshme i thoshte unë nuk jam terapisti jot, domëthenë gjëra degraduese. Pse? Sepse nuk donte t’u përgjigjej pyetjeve. Nuk do të përballet me faktin se çfarë po i bën Tiranës. Unë personalisht do thosha, një person që po bën gjëra të mira dhe të mrekullueshme do ishte i interesuar të përballej me mendimet e të tjerëve”./abcnews.al