Bojaxhi: Reforma në drejtësi, një grackë që iu është shitur qytetarëve

schedule22:09 - 22 Nëntor, 2019

schedule 22:09 - 22 Nëntor, 2019

Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë që iu është shitur shqiptarëve, pasi mjeti kryesor për të pastruar politikën nga krimi është vota.

“Qytetarëve u është shitur sikur një reformë e thellë në drejtësi do pastrojë politikën, drejtësia mund të mos bëjë pastrime në politike, por unë mendoj që çdo mjet ka rolin e vet kur bën diçka.

Mendoj që drejtësia është një mjet kirugjikal për të bërë pastrime rregullime. Politika shqiptare ka problem ka një problem rrënjësor dhe të gjerë të korrupsionit dhe mendoj që mjeti i parë është një pastrim me votë. Është një grackë që ia ka shitur qyteraëve këtë gjë dhe duke i thën që vazhdoni në rutinën tuaj, në ato pazaret që bën secili qoftë me votën e vet dhe mënyrën si mendon se ne do zgjedhim 100 gjyqtarë e prokurorë të cilët do bëjnë me dedikim e heroizëm atë që ne si qytetarë refuzojmë ta bëjmë, që me votën tonë të pastrojmë pisllikun nga politika”.

Bojaxhiu shprehet se alternativat krijohen me votë, ndërsa akuzon partitë që e kanë marrë peng vendin.

“Alternativat krijohen me votë. Këto parti e kanë marrë peng vendin dhe shoqërinë. Po me votë ne ose do të reformojmë këto parti, ose do krijojmë të reja. Mendoj se është e pamundur për t’u reformuar nëse nuk jepen mesazhe të forta me votë dhe ne e kemi provuar që kemi ndëshkuar një palë, por duke qene të ngjashme në nepotizëm.

Ne nuk jemi një shoqëri adoleshente si në vitet ‘90 dhe ishim më të gatshëm për të ndëshkuar një që bënte gabim. Ka ardhur momenti që shoqëria është pjekur e lodhur se nuk është e gatshme të bëjë eksperimente. Jo se qytetarët e duan Ramën, por kreu i opzitës nuk i kënaq.

Reforma në drejtësi mund të bëjë pastrime në mënyrë targetuar të politikës jo në volum”. /abcnews.al