Bodrumi i spitalit shndërrohet në vendin e sigurisë për fëmijët gjatë shpërthimeve në Ukrainë

schedule08:28 - 4 Mars, 2022

schedule 08:28 - 4 Mars, 2022

Ndërsa sulmet në Kiev vazhdojnë të intesifikohen disa nga banorët nuk mund të largohen, dhe një pjesë prej tyre shumica fëmijë janë zhvendosur në bodrumin e spitaleve, shkruan CNN

Për spitalin më të madh të fëmijëve në kryeqytetin ukrainas, mbyllja nuk është një opsion, pavarësisht zhurmës së luftimeve të rënda dhe granatimeve që vijnë nga jashtë. Janë rreth 10 pacientë që po trajtohen në bodrume. Një nga pacientët është Milena 3-muajshe, e cila ka një tumor në tru.

Nëna e saj, Sonia, tha për CNN se kishte fjetur në dysheme pranë Milenës gjatë 7 ditëve të fundit.

“Ne duhet të qëndrojmë nën tokë dhe nuk e dimë për sa kohë,” tha ajo. “Unë jam vetëm këtu në spital dhe burri im është në shtëpi duke qëndruar me një nga fëmijët.”

Për shumë familje këtu e vetmja dritë shprese është evakuimi. Të enjten, delegacionet ukrainase dhe ruse u takuan në Bjellorusi për një raund tjetër bisedimesh, ku ranë dakord të sigurojnë korridore humanitare për civilët dhe një armëpushim të mundshëm të përkohshëm në zonat ku po ndodh evakuimi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!