Blushi: Përse tërhiqem nga drejtimi i LIBRA-s?

schedule14:42 - 20 Janar, 2018

schedule 14:42 - 20 Janar, 2018

Pas mbi 15 vitesh në politikë dhe mbi 10 prej tyre në opozitë, Ben Blushi tërhiqet nga politika shqiptare. Përmes një statusi në rrjetin social facebook të titulluar “përse tërhiqem nga drejtimi i LIBRA-s” Blushi argumenton largimin nga drejtimi i partisë që krijoi thuajse një vit më parë.

Ben Blushi është tërhequr nga politika shqiptare, të paktën përkohësisht.

Lajmin e bëri publik ai vetë përmes një statusi të gjatë në rrjetin social facebook, ku spikat pasazhi.

“E keqja qe mbrohet nga populli me vota kthehet ne menyre jetese dhe behet edhe me e keqe duke u kthyer ne norme.
Prandaj kam vendosur ta heq perkohesisht politiken nga artet e mia. Politika, sic njihet dhe ushtrohet sot ne Shqiperi,nuk me jep me shije dhe as motiv dhe une nuk bej gjera te cilat nuk i besoj”.

Mungesa e besimit, tashmë ish-politikanit Blushi, duket se i vjen nga përtej politikës.

“Megjithe pasionin njerezor qe investoi, Libra nuk arriti dot te bindte shume shqiptare te ndaheshin nga dyqani, nga dhuna nga shemtia, ligesia dhe kotesia e partive te vjetra. Libra ishte ne opozite me te gjitha partite dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozites.
Nuk kam sot asnje droje te them se Libra me provoi diçka per te cilen dyshoja. Shqiptaret nuk e duan opoziten”.

Kjo tërheqje e Ben Blushit vjen pas dështimit të partisë në marrjen e një mandate parlamentar, si dhe një përçarje mes tij dhe bashkethemelueses së partisë Mimoza Hafizi./abcnews.al