Blokimi, procedim 15 deputetëve/ Bllokuan rrugën, u shoqëruan pas protestës së opozitës

schedule14:05 - 30 Tetor, 2024

schedule 14:05 - 30 Tetor, 2024

Një ditë pas protestës bllokuese, Policia e Shtetit, ka proceduar penalisht dhe ka referuar në SPAK, 15 deputetë të opozitës,  4 në Tiranë, 3 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë, dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga kjo protestë sipas policisë, janë arrestuar 4 persona, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj policisë” si dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ndërkohë procedim, në gjendje të lirë, sipas policisë, ka nisur për 195, militantë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët bllokuan 6 kryqëzime në të gjithë vendin.

Në Tiranë, për shkak të bllokimit të mbikalimit të Kamzës, janë proceduar penalisht dhe janë referuar në SPAK, 4 deputetët Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu dhe Asllan Dogjani. Ndërkohë procedim në gjendje të lirë, policia e Tiranës ka nisur edhe për djalin e Fahri Balliut.

Në Durrës, për bllokimin në Shkozet, janë proceduar penalisht, 3 deputetët, Edi Paloka, Dashnor Sula, dhe Bledjon Nallbati.

Për bllokimin e rrugëve, në Levan, është proceduar penalisht, Luan Baçi, Tritan Shehu, dhe Kasem Mahmutaj.

Ndërkohë Elbasan, Policia ka proceduar në gjendje të lirë 3 deputetët, Tomorr Alizoti, Edmond Spaho dhe Qani Xhafa.

Mes të proceduarëve penalisht dhe për të cilën janë referuar materialet hetimore në SPAK, janë edhe dy deputetët, Elda Hoti dhe Kastriot Piroli, pasi janë pjesë e organizimit të bllokimit të paligjshëm të kryqëzimit të Milotit.

Ndërkohë policia e shtetit, thekson se po vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim si dhe  për identifikimin e drejtuesve të automjeteve me të cilat u bllokua qarkullimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!