Bllokohet mjeti lundrues në Sarandë, ishte vjedhur në Turqi

schedule16:20 - 6 Gusht, 2019

schedule 16:20 - 6 Gusht, 2019

Policia Kufitare e Sarandës ka bllokuar një mjet lundrues turistik dhe ka vene  në pranga kapitenin e këtij mjeti.

Nga verifikimet me Interpolin, rezultoi se mjeti turistik “LIBERTAS” ishte vjedhur në Turqi.

Në bord ishin dy rus dhe një turk dhe skafi i cili vinte nga Korfuzi, ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet portit të Sarandës.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit nisur edhe nga përbërja e ekuipazhit, u dyshua se ky mjet ishte i vjedhur.

Nga  shkëmbimi i informacionit me homologët grekë dhe malazezë dhe pas verifikimeve të kryera edhe nga Interpol Tirana, rezultoi se këtë mjet, këta shtetas ia kishin vjedhur një shtetaseje turke. Për këtë u arrestua dhe shtetasi D. U, 47 vjeç nga Turqia.

U njoftua Policia turke për të kontaktuar me pronaren e mjetit lundrues, për veprime të mëtejshme./ABC News Albania 24/7