Vijojnë të sekuestrohen para të padeklaruara në portin e Durrësit. Policia e shtetit bëri të ditur se në 20 Korrik, në portin e Durrësit, sektori kundër krimit ekonomik e financiar, ka kapur një sasi valute, paund britanik. Nuk bëhet e ditur shifra e saktë, por ato iu gjetën shtetasve B.M., 32 vjeçe dhe F.GJ., 42 vjeç.
Po në 20 korrik, në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit, u bllokua një sasi valute paund e padeklaruar. Paratë u zbuluan nga drejtoria për kufirin dhe migracionin gjatë kontrollit që iu bë një mjeti tip Audi që drejtohej nga N.M. 38 vjeçe, në çantën e së cilës u gjet valuta, shuma e të cilës nuk bëhet e ditur.
Të dy rastet janë referuar si vepra penale, në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Katër javë më parë në portin e Durrësit u sekuestruan 3.4 milionë euro në dy makina tip “Toyota”, çështje ende nën hetim./abcnews.al