Bllokohen disa persona në pikën turistike të Bogës, një i lënduar

schedule18:21 - 4 Shkurt, 2024

schedule 18:21 - 4 Shkurt, 2024

Një grup prej 5 personash mbetën të bllokuar në pikën turistike të Bogës në Malësi të Madhe.

Sipas informacioneve në kthim njëri prej tyre ka rrëshqitur dhe ka thyer këmbën. Mësohet se dy prej tyre kanë arritur të zbresin nga mali, ndërsa tre të tjerë janë ende të bllokuar.

Grupi ka njoftuar policinë, pasi nuk kanë mundur të kthehen. Në ndihmë të tyre mësohet se janë nisur Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forca të policisë në Malësi të Madhe.

Gazetari Simon Shkeli në raportimin e tij për ABC News, u shpreh: “Mësohet se pasdrekes njëri prej grupit të turistëve ka rrëshqitur dhe për pasojë është plagosur. Kemi të bëjmë me një zonë që eksplorohet shumë, por për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës turistët e kanë pasur të pamundur të lëviznin me të plagosurin, ndaj kanë bërë njoftimin në polici”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!