Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bllokimi i trafikut ajror në Britani/ Hetimet: Shkak regjistrimi i një fluturimi ushtarak në sistemin civil

schedule19:30 - 9 Shtator, 2026

schedule 19:30 - 9 Shtator, 2026

Një plan I një fluturimi Ushtarak I cili u rregjistrua në Sistemin e Fluturimeve Komerciale me kordinata të pasakta , dyshohet se ka sjellë bllokimin e sistemit të trafikut ajror në Mbretërinë e bashkuar duke sjellë kaos në Aeroportet Britanike dhe solli anulimin e më shumë se 2 mijë fluturimeve.

Sipas asaj qe shkruan media Italiane Corriere Della Sera e cila citon te dhena nga Qendrat NATS, kompanise që menaxhon trafikun ajror në Britani, incidenti i së martës, 8 shtator, mund të jetë shkaktuar nga një plan fluturimi ushtarak i futur gabimisht në sistem. Burimet theksojnë se këto janë ende të dhëna paraprake dhe se priten më shumë detaje në orët në vijim. Nëse dinamika konfirmohet, incidenti do të kishte ngjashmëri me krizën e gushtit 2023, kur një plan fluturimi civil i regjistruar gabimisht shkaktoi ndërprerje të sistemit të planifikimit të fluturimeve të NATS.

Këtë herë, megjithatë, bëhet fjalë për një plan fluturimi ushtarak. Sipas burimeve, edhe pse ai përdor një ndërfaqe të ndryshme, duhet të komunikojë me pjesën tjetër të sistemit të trafikut ajror. Një situatë e tillë do të nënkuptonte ekzistencën e një tjetër dobësie në sistem, e cila nuk ishte identifikuar gjatë hetimit të incidentit të vitit 2023.

Pasojat janë ndjerë veçanërisht në aeroportet e Londrës, ndër më të ngarkuarit në Europë. Sipas të dhënave të fundit, gjatë ditës së parë të kaosit u anuluan 1,746 fluturime, mes nisjeve dhe mbërritjeve, që përbëjnë rreth 30.1% të programit të parashikuar. Ndersa kete te merkure u anuluan edhe 347 fluturime të tjera, ose rreth 5.91% e programit total. Në total, bëhet fjalë për 2,093 fluturime të anuluara, ndërsa rreth 315 mijë pasagjerë janë prekur nga ndërprerjet. Numri pritet të rritet më tej, ndërsa trafiku ajror përpiqet të rikthehet në normalitet.

Në kushte normale, niveli i anulimeve në Mbretërinë e Bashkuar është rreth 1 deri në 2% të fluturimeve. Kriza ka shkaktuar gjithashtu reagime të forta nga kompanitë ajrore. Kompanitë low-cost, Ryanair, Wizz Air dhe easyJet, kanë kërkuar dorëheqjen e drejtuesit ekzekutiv të NATS. Sipas raportimeve, vendimi për të ardhmen e drejtuesit të kompanisë pritet t’i takojë qeverisë britanike. Presioni është shtuar edhe për shkak se ky është incidenti i tretë madhor në vetëm tre vjet. Incidenti i vitit 2023 shkaktoi dëme të vlerësuara në rreth 82 milionë euro dhe preku rreth 700 mijë persona.

Hetimet për incidentin e 8 shtatorit vijojnë dhe pritet që në ditet  në vijim të bëhen të ditura më shumë detaje për shkakun e saktë të ndërprerjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!