Bllokimi i Piatek, Milan “peshkon” për sulmues në Spanjë

schedule18:59 - 15 Tetor, 2019

schedule 18:59 - 15 Tetor, 2019

Milani duket se e ka marrë seriozisht këtë merkato. Këtë herë bëhet fjalë për sulmuesin e Atletico Madrid, Diego Costa, sipas raportimeve të fundit. Trajneri Stefano Pioli do të këtë mundësinë të shpenzojë €30-40m në merkaton e janarit.

Drejtori i kuqezinjve, Zvonomir Boban mendon se është koha për t’i sjellë më shumë eksperiencë ekipit, pas një sërë transferimesh të lojtarëve të rinj në merkaton e verës. Krzysztof Piatek i ka zhgënyer të gjithë në këtë fillim sezoni, duke shënuar vetëm 2 gola me penallti në 7 ndeshje.

Kontrata e brazilianit që luan për kombëtaren e Spanjës, përfundon në vitin 2021, vitin ku Costa do jetë plot 31-vjeç. Duke parë dhe moshën e tij ky operacion mund të shkojë deri në €20m. Bomberi ka luajtur 186 ndeshje me fanellën e Atleticos në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 77 gola dhe asistuar në 33 herë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!