Barcelona nuk heq dorë nga Lautaro Martinez. Sulmuesi është përmirësuar shumë tek Interi nën drejtimin e Antonio Contes dhe sivjet ka shënuar 16 gola. 22-vjeçari përfiton 1.5 milion euro në sezon dhe klauzola e largimit të tij është 111 milion euro.
Spanjollja Diario Sport është hapur me lajmin: Lautaro i bllokuar nga Barcelona. Katalanasit ndodhen në avantazh krahasuar me Real Madrid pasi janë preferenca e parë e sulmuesit, por kujdes nga Chelsea dhe Manchester City, me klubet angleze që janë gati të bëjnë çmendurira për “El Toro”.
Më pas është edhe çështja Neymar. Braziliani nuk heq dorë nga dëshira për t’u rikthyer te Barcelona, teksa PSG ka ulur deri në 150 milion euro pretendimet për çmimin e kartonit të sulmuesit. Vështirë që të dy sulmuesit të zbarkojnë te Barcelona sezonin e ardhshëm, që duhet të heqë dorë nga dyshja Suarez-Griezmann, kështu që drejtuesit duhet të zgjedhin mes Lautaros dhe Neymar. /abcnews.al
?? ¡Lautaro, bloqueado!
? Neymar se pone a tiro
? Y recuerda que, como siempre, mañana podrás encontrar el SPORT en tu quiosco habitual https://t.co/pbYFOXWHas
— Diario SPORT (@sport) March 15, 2020