Bllokimi i 4 akseve/Procedohen 50 persona, mes tyre Basha e Kryemadhi

schedule14:46 - 8 Prill, 2018

schedule 14:46 - 8 Prill, 2018

Pasi i cilësoi të paligjshme tubimet e organizuara nga opozita në katër akse rrugore në vend, Policia e Shtetit ka nisur procedimet për 50 përfaqësues të partive politike opozitare. Kreu i PD është i pari në listë bashkë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi,  të cilët tubuan sipas policisë pa marrë leje në organet e rendit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është i pari në listen e Policisë së Shtetit i proceduar  për tubim të paligjshëm. Ai ishte pjese e protestes se organizuar te enjten e 5 prillit në Vorë, ku qytetarët i ishin bashkuar ftesës së opozitës për mosbindje civile duke bllokuar këtë aks rrugor.

Ne prokurori jane derguar procedimet per 50 deputetë dhe funksionare të partive opozitare, të cilët sipas policise organizuan tubimet pa leje në Vore, Elbasan, Lushnje dhe Rrëshen. Ashtu si Basha, në Tiranë, u proceduan edhe 7 deputetët e zgjedhur vendorë për  “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si edhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia e Shtetit thekson se në Elbasan u procedua, kreu i LSI, Monika Kryemadhi bashkë me 11 deputet të qarkut të Elbasanit, Edmond Spaho, Lucioano Boci e Keidi Mehmetaj. Ndërkohe 4 persona të tjere akuzohen për ndotje të ajërit, pasi dogjën disa goma në rrugë. Tubimi u mbaj në hyrje të autostradës Elbasan -Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Numri më i lartë i personave të proceduar penalisht nga policia ishte tubimin e mbajtur në Milot. 23 deputetëve dhe përfaqësuesve të partive politike kryesisht,  PD e LSI iu referuan materialet në prokuroria pasi në aksin rrugor Mamurras- Milot, bllokuan rrugën, duke iu baskuar aksionit opozitar të mosbindjes civile. Flamur Noka si edhe krerët e bashkive, Shkodër Voltana Ademi dhe ai Kukësit Bashkim Shehu iu bashkuan tubimit. Ashtu si edhe në qytetit e tjera policinë e Kurbinit u proceduan edhe përfaqësuesit e LSI.

Protesta e zhvilluar në Lushnje në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, kishte nurmirn më të vogël të personave të proceduar. 7 deputetë sipas policisë, akuzohen se në datë 5 prill 2018 , nga ora 09:50 deri në orën 12:00, bllokuan rrugën nacionale Lushnje-Tiranë, në të dyja anët e drejtimit të lëvizjes. Edhe në Lushnjë ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit për rreth 2 orë. Shumë qytetar të tjerë janë proceduar gjithashtu, ndërsa pjesa tjetër pritet të identifikohen pas të jenë kqyrur pamjet nga kamerat e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!