Bllokada e grurit, delegacionet e Moskës e Kievit pritet të takohen në Stamboll javën që vjen

schedule17:44 - 21 Qershor, 2022

schedule 17:44 - 21 Qershor, 2022

Në Stamboll pritet që të mbahet një takim mes delegacionit të Moskës dhe Kievit javën që vjen. Takimi, që do të bëhet me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Ankarasë, do të ketë në foksu zhbllokimin e rrugëve të transportit të grurit nga deti.

Lajmin e bën të ditur CNN Turqi, duke cituar burime nga presidenca. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres gjithashtu pritet që të jetë i pranishëm në mbledhje.

Ndërkohë, kujtojmë se këtë javë, një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë do të shkojë në Rusi. Qëllimi i vizitës do të jetë për të biseduar mbi krijimin e një korridori në Detin e Zi përmes të cilit do të eksportohet grurin i bllokuar në portet e Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja turke Haberturk, duke cituar burime nga presidenca. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!