Vizita e Sekretarit të Shtetit zbuti opozitën, të paktën në oborrin e parlamentit, aty ku pothuasje çdo seancë, deputetët përplasen me forcat e gardës.
Këtë të enjte, 7 të përjashtuarit, mes të cilëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Ervin Salianji i qëndruan larg Parlamentit, aty ku në të shkuarën, Sekretarët e Shtetit e përcillin një mesazh për të gjithë politikën.
Por u shfaq Lulzim Basha, që sikundër opozitarët e tjerë, nuk përfshihet në axhedën amerikane, të kësaj vizite të Blinken këtë të enjte, edhe pse mban flamurine Partisë Demokraitke.
Salla brenda ishte njësoj si më parë, me disa biliblia të shtuara që zhurmonin më shumë.
Kjo seancë duhet të niste me një interpelancë kërkuar nga deputetët e Bashës, me kryeministrin Edi Rama.
Agalliu tendoi të çante bllokadën e opozitarëve rreth Foltores po nuk ia doli, as aty, e as tek vendi i vet për shkak të një nderhyrjeje të deputetes Elda Hoti.
Interpelanca nuk u zhvillua por kjo i dha Lulzim Bashës sërish një fjali, për të mos folur për mungesën e takimit të tij me zyrtatin e lartë amerikan.
Deputetët në aksion bllokuan sërish seancën por nuk arrën sërish të bllokonin miraitmin e ligjeve, mes tyre edhe atë për “Lojrat e Fatit”.
Pas 15 minutash kjo seancë u mbyll, me kartonin jeshil edhe për 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, festë zyrtare./abcnews.al