Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha të enjten se rruga drejt krijimit të një shteti palestinez është mënyra më e mirë për të stabilizuar Lindjen e Mesme dhe për të izoluar Iranin dhe aleatët e tij.
“Nëse ne ecim në atë rrugë, është mënyra më e mirë e mundshme për të izoluar dhe margjinalizuar Iranin dhe aleatët e tij që po shkaktojnë kaq shumë telashe – për ne dhe pothuajse të gjitha vendet e tjera në rajon,” u tha Blinken gazetarëve pas një takimi me presidentin egjiptian Fatah el-Sisi në Kajro, raporton Reuters.
Vizita e Blinken në Kajro erdhi një ditë pasi Egjipti dhe Jordania paralajmëruan se aksioni ushtarak i Izraelit, i cili ka vrarë më shumë se 23,000 palestinezë, nuk duhet të çojë në zhvendosjen e më shumë se dy milionë njerëzve nga Rripi i Gazës ose në okupimin e zonës nga Izraeli./abcnews.al