Anthony Blinken mbërriti në Tel Aviv, ku u prit nga homologu i tij izraelit, Eli Cohen, i cili theksoi se “populli i Izraelit nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen amerikane në këto ditë të vështira”.
Në të njëjtën kohë, ai falënderoi Blinken dhe presidentin amerikan Joe Biden për qëndrimin e tyre në dënimin e terrorizmit dhe mbështetjen e të drejtës së shtetit të Izraelit për të mbrojtur veten dhe qytetarët e tij.
“Ne po luftojmë një organizatë terroriste vrastare dhe do ta fitojmë këtë luftë”, shtoi ai.
Të dy pritet të marrin pjesë në një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu në bazën Kirya në Tel Aviv.
/abcnews.al

