Blini batanije! Mbi 71 mijë familje shqiptare do të paguajnë fatura të “çmendura” energjie elektrike gjatë dimrit

schedule15:34 - 22 Shtator, 2022

schedule 15:34 - 22 Shtator, 2022

Çdo familje që harxhon më shumë se 800 kWh energji elektrike, nga 1 tetori do të paguajë fatura shumë të shtrenjta energjie elekrtike.

Lexo edhe: Katër herë më shumë, sa do të shkojë fatura e energjisë elektrike këtë dimër nëse harxhoni më shumë se 800 kWh

Kjo do të thotë se nga vendimi preken të gjithë ata që paguajnë fatura të energjisë elektrike më shumë se 9 120 lekë në muaj. Pra, nëse çdo kilovat i konsumuar mbi këtë fashë do të kushtojë 4.4 herë më shumë në krahasim me çmimin aktual. Fasha do të zgjasë të paktën deri kmë 31 dhjetor të këtij viti e do të rishikohet më pas.

Më herët, në një bashkëbisedim online me qytetarë dhe gazetarë, kryeministri Edi Rama tha më 17 shtator se janë rreth 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 kwh dhe në periudhën e pikut ky numër shkon në rreth 60 mijë.

Lexo edhe: “Shumë familje i kalojnë 800 kWh në dimër”, Rama: Gënjeshtra të mëdha, çmimi nuk është rritur përgjithmonë

Ndërkohë, Furnizuesi i Shërbimit Universal është njoftuar për miratimin e tarifave të reja të shitjes së energjisë dhe për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 800 kWh çmimi do të jetë 34.3 lekë kwh pa TVSH dhe me TVSH 41.16 lekë.

Siç duket edhe në të dhënat e FSHU, përgjatë muajit tetor, kur pritet të hyjë në fuqi edhe aplikimi i fashës, janë saktësisht 49 334 familje që harxhojnë më shumë se 800 kwh energji elektrike, pra thuajse 50 mijë. Ndërkohë, në muajit nëntor e më pas në dhjetor, janë 71 278 familje që harxhojnë më shumë se fasha e vendosur nga qeveria.

Pra janë thuajse 9% e familjeve që konsumojnë mbi 800 kwh dhe jo 4% siç ishte deklaruar më herët. Rreth 9% e familjeve, nga 1 tetori do të paguajnë më shumë në faturën e energjisë elektrike, të paktën deri në fund të këtij viti. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!