Blerina Gjylameti bëhet nënë për herë të dytë në 28 Nëntor, i vendos djalit emrin shqiptar

schedule12:03 - 28 Nëntor, 2020

schedule 12:03 - 28 Nëntor, 2020

Ditën e sotme, deputetja e PS, Blerina Gjylameti është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, pak minuta më parë, përmes një foto të publikuar në ‘Facebook’, ku shfaqet dora e vogëlushit.

Sakaq, Gjylameti ka zbuluar edhe emrin shqiptar që ka zgjedhur për të birin, duke përkuar me ditën e Pavarësisë, 28 Nëntorin.

“Një tjetër rreze drite ndricoi mendjet e ngrohu zemrat tona ! Mirë se erdhe Kron”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Kujtojmë që kjo periudhë e shtatzënisë nuk ka qenë fortë e mirë për deputeten, pasi asaj iu desh të kalonte edhe koronavirusin. l.k/abcnews.al