Bledar Skënderi: Ulja e pragut elektoral me 3 % është pavlerë

schedule13:37 - 14 Korrik, 2020

schedule 13:37 - 14 Korrik, 2020

Anëtari i KQZ Bledar Skënderi në studion e “ABC News” u shpreh se ulja e pragut elektoral me 3 % është pavlerë.

Gjithashtu ai theksoi se është me rëndësi që të bëhet një fushatë ndërgjegjësuese që votuesit të njihen me mënyrën e re të votimeve dhe të jenë sa më aktiv në zgjedhje.

“Pragu është natyral. Nëse ulim pragun poshtë 3% nuk merr dot mandatin. Ulja e pragut është e pavlerë.

Riformatimi i KQZ krijon idenë se po krijohet një institucion i ri. Por thjesht do të ndahet pjesa e administrimit nga pjesa e sipërmarrjes. Do të jetë një zëvendës komisionar që do të merret me teknologjinë dhe një trupë e përbërë nga 7 anëtarë do të zëvendësohen nga dy trupa të reja.

Pjesë do të jetë një rregullator. Duhet bërë një shumë fushatë e madhe ndërgjegjësuese për votuesin për këtë mënyrë të re të votimeve. Në këtë mënyrë votuesi do  të bëhet më aktiv”, u shpreh ai.