Biznesi ul qepenat: Populli ka falimentuar, të na marrin të huajt me konçension

schedule12:19 - 10 Prill, 2018

schedule 12:19 - 10 Prill, 2018

Biznesi i vogël i është bashkuar sot thirrjes së opozitës për të mbyllur qepenat për një orë në shenjë kundërshtimit t TVSH për biznesin. Për mikrofonin e ABC News, tregtarët shprehen shumë të revoltuar me qeverinë përsa u përket taksave. Sipas tyre është e pamundur të përballojnë kostot që vijnë nga TVSH dhe që kanë ndikim të drejtpërdrejt te konsumatori. Një nga tregtarët e tregut të Medresesë shprehet se:

“Nuk përballohet asgjë me këto taksa e me paketa bankare nuk dimë se ku po dalim. Çmimet do lëvizin se nëse unë e kam marrë 1000 lekë, do e marr një mijë e dyqind.  Nuk ka populli ca të japë më Ka falimentu ky popull. Më mirë ta marrin gjermanët me koncension për 99 vjet, sesa këto qeveritarët tabnë të poshtër. Janë kujtu vonë. Kanë tre muaj që bien daullet. Ku janë shoqatat, sindikatat. Taksë shtëpi. Paskemi qenë të fortë. Ta marrë gjermani, italini, vetëm këta jo”.

Në mbështetje të tyre janë edhe deputetë e opozitës.

Tabaku për ABC News:  “Taksat kanë prekur Shqipërinë dhe biznesin e vogël, është rritur dhe taksa e pronës dhe hyrja e TVSH së biznesit që të heqin dorë nga fitimet dhe së dyti po detyrohen të rrisin çmimet dhe po heqin nga puna njerëz që kanë punësuar. Biznesi është në mbijetesë. Nëse këto dy taksa nga 1 prilli hyjnë në fuqi kjo do jetë pamja e tregut. Këtu bëhet fjalë për shqiptarët që po vuajnë për bukën e gojës. 15 milionë dollarë janë fitimi nga tatimet, që i kanë falur ARMO-s janë 5 herë më të larta. Nëse nuk ngrihemi sot nesër do jetë shumë vonë, kjo masë demokratike e paqësore  të ndiqet edhe nga qytete e tjera. Kanë qenë bizneset që na kanë kërkuar mbështetje”.

/abcnewsw.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!