Biznesi prodhues: Rritja e energjisë do të na falimentojë

schedule18:19 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 18:19 - 15 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Prodhuesit shqiptarë kanë dhënë alarmin në lidhje me  çmimin e  energjisë i cili që nga 1 janari pritet  të rritet thuajse trefish për biznesin e madh e të mesëm.

Sekretari i përgjithshëm i prodhuesve Arben Shkodra deklaron se kosto e biznesit shqiptar do të rritet ndjeshëm dhe kjo do të ndikoj në uljen e prodhimit e madje në disa kompani rrezikohet edhe mbyllja e aktivitetit.

KOSTO E NJË  BIZNESI NË NJË MUAJ PËR ENERGJINË
AKTUALISHT                         75 MLN  LEKË
QË NGA 1 JANARI                250 MLN LEKË

Biznesi i bën apel qeverisë që të shtyjë në kohë këtë vendim, pasi ata janë në krizë dhe kjo do ti rëndonte më tepër. Theksojnë se rritja e çmimit të produkteve do ti nxirrte jashtë tregut pasi prodhimet e importit  janë më të lira.

Që prej 1 janarit 7400 biznese në vend duhet të kalojnë në  treg të lirë për të siguruar energjinë elektrike dhe nëse nuk dalin ata do të faturohen me çmimet me të cilën  energjia shitet në bursë dhe do të përllogaritet  çdo muaj nga Enti Rregullator i energjisë Elektrike./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!