Biznesi i vogël i pakënaqur me paketën financiare të qeverisë

schedule20:00 - 20 Mars, 2020

schedule 20:00 - 20 Mars, 2020

Paketa e propozuar nga qeveria për të ndihmuar biznesin e vogël është e paplotë.

Situata e krijuar nga përhapja e Koronavirusit ka dëmtuar më shumë biznesin e vogël dhe Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të mesëm thekson se fondi i parashikuar për këtë kategori është minimal në krahasim me humbjet që do pësojnë.

“Nuk plotëson kërkesat e shoqatës së biznesit apo vetë biznesit, që do të thotë se jemi të pakënaqur nga kjo paketë e kryeministrit”, u shpreh ai.

Ndër të tjera përfaqësuesi i biznesit të vogël ka theksuar se  ata i kanë dërguar 12 kërkesa qeverisë ndër të cilat deri më tani vetëm njëra është zbatuar.

“I kemi drejtuar qeverisë pikat më emergjente”, tha më tej ai.

Biznesi i vogël në Shqipëri përbën rreth 90% të totalit të sipërmarrjeve dhe  ka numrin më të lartë të të punësuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!