Biznese të paregjistruara dhe punonjësit në të zezë, 10 të proceduar penalisht në Kukës

schedule10:39 - 4 Mars, 2021

schedule 10:39 - 4 Mars, 2021

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht 10 shtetas të cilët akuzohen për aktivitete të paligjshme.

Sipas uniformave blu këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor i koduar “INFORMALITY – 2”, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kukës dhe Has.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht:

S.N., A. K., G. B., Q. P., A. S., A. O., S. H., S. L., SH. B. dhe F. P.,banues në Has dhe Kukës.

Këta shtetas ushtronin aktivitetin në subjektet bar – kafe dhe restorante, në zona të ndryshme të qytetit të Kukësit, pa u regjistruar në organet tatimore dhe me punonjës të paregjistruar/siguruar, duke shmangur detyrimet tatimore dhe sigurimin e detyrueshëm për të punësuarit.

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të informalitetit në territorin e qarkut të Kukësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”./abcnews.al