Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bisedimet fillojnë, por lufta vazhdon, Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 vende

schedule14:26 - 28 Shkurt, 2022

schedule 14:26 - 28 Shkurt, 2022

Rusia ka mbyllur hapësirën ajrore për 36 vende, raporton The Guardian.

Ndër vendet e ndaluara nga përdorimi i hapësirës ajrore ruse janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Kanadaja. Ky nuk duket si një sinjal për të bërë paqe, pasi vjen si një përgjigje ndaj vendeve që e bllokuan hapësirën ajrore me Rusinë si ndëshkim për luftën e nisur në Ukrainë. Mes tyre ishte edhe Shqipëria e cila iu bashkua masave shtrënguese të ndërmarra nga Bashkimi Europian kundër Rusisë të dielën në mbrëmje.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi se Shqipëria do të zbatojë kufizime për 654 individë dhe 52 subjekte për ngrirjen e aseteve të individëve nga Presidentit rus, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse, dhe anëtarët e Dumës Shtetërore Ruse, pas vendimeve që ata morën lidhur me njohjen e menjëhershme nga ana e Rusisë të dy zonave të kontrolluara joqeveritare të Donjeckut dhe Luhanskut si entitete të pavarura.



Ndërkohë që në Bjellorusi po zhvillohen bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë për armëpushim, luftime të ashpra zhvillohen në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë. Nga pamjet duken sulmet me raketa dhe bombardime në këtë qytet.

Sipas mediave ndërkombëtare, duket se rusët po përpiqen me çdo kusht për të marrë Kharkivin. Bombardimet janë kryer edhe në zona të populluara.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!