Për pedagogun Mark Marku krijimi i partisë “Bindja Demokratike” është gjëja më e gabuar që ka bërë Astrit Patozi. Sipas tij, edhe nëse Patozi nuk ka qëllim të ndihmojë Rama e gjithë kjo lëvizje shkon në funksion të kryeministrit.
Gjithashtu sipas Markut, koordinatori i Bindjes Demokratike po djeg mundësinë e një alternative të re të djathtë.
“Unë mendoj që është gjëja më e gabuar politike që po bën ai sepse në momentin që po e bën mendoj se është lëvizje që shkon në funksion të Ramës edhe nëse nuk ka qëllim t’i ndihmojë Ramës dhe mendoj se po djeg një mundësi për të krijuar një formacion të djathtë alternativë. Po bën dy gabime. E para në raport nga pikëpamja etike. Është një situatë ku mendohet se çfarë parametrash ka Patozi për të hyrë në zgjedhje, në qoftë se ai ka një pakt me ramin. E dyta, e ka akuzuar Lulzim Bashën për bashkëpunëtor të Ramës. Është i vetasgjesuar në logjikë mendoj unë. Nuk mund ta paragjykoj. Nuk kam fakte që ai ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë”, tha Marku në emisionin “Provokacija”.
Partia “Bindja Demokratike” ka aktualisht një bord prej gjashtë anëtarësh, të cilët kanë vendosur si koordinator Astrit Patozin./abcnews.al