Një grup nismëtarësh të Partisë “Bindja demokratike” depozituan në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrimin si subjekt politik shoqëruar me 4 mijë firma. Pas mesditës, nismëtarët dorëzuan në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Kjo është logoja e partisë më të re në vend: Bindja Demokratike.
Pas dorëzimit të dokumentacionit për regjistrim në gjykatë, shoqëruar me 4 mijë firma mbështetësish, dhe kërkesës në komisionin qendror të zgjedhjeve për tu bërë pjesë e garës elektorale të 30 qershorit, Astrit Patozi tregon se cilët ka përballë si kundërshtar politikë.
“Kundërshtarët e Bindjes Demokratike janë përfituesit më të mëdhenj nga ky sistem i kalbur politik, në krye të cilëve qëndron sot kryeministri Edi Rama. Nuk është rastësi që ata na janë vërsulur në shpinë ende ende pa lindur, por kjo nuk na shqetëson. Përkundrazi, na motivon më shumë dhe na tregon se jemi në rrugën e duhur”.
Kjo nuk do të thotë se aleate sheh opozitën zyrtare që sipas Astrit Patozit nuk bën gjë tjetër vetëm lakmon pushtetin e Edi Ramës.
“Ajo nuk do të ndryshojë Shqipërinë, por do të ndryshojë vetëm pushtetin në këtë vend. Ndërsa ne jemi kategorikisht kundër kësaj.
Sepse ne besojmë se Shqipëria qeveriset, ashtu siç administrohet partia”.
Tre janë prioritetet e Bindjes Demokratike që rendit Astrit Patozi duke e nisur me çlirimin e sistemit politik nga kontrolli i dy partive të mëdha.
Në këtë pikë partia e re opozitare mbështet rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për depolitizim të komisioneve zgjedhore dhe avancimin drejt numurimit elektronik të votive.
“Ne jemi, gjithashtu, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në një periudhë më aftgjatë, ku kandidatët të kenë mundësi të marrin mbështetje popullore dhe jo vetëm mbështetje nga kryetari i partisë.
Prioritet të dytë Bindja Demokratike rendit betejën kundër korrupsionit politik dhe atij shtetëror e të tretë dosmosdoshmërinë që ka vendi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.
Në statusin e tij Patozi sqaron gjithashtu rëndësinë që ka ruajtja e alencës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimin Evropian por dhe mbështetja që i duhet dhënë fjalës së lirë. Në përfundim I jep përgjigje atyre që aludojnë me krijimin e kësaj partie të re.
“Bindja Demokratike nuk ka armiq, por vetëm kundërshtarë. Ajo nuk ka miq, por vetëm partnerë. Bindja nuk ka kushërinj, shokë dhe familjarë, sepse ka zgjedhur që në fillim të mbrojë dhe përfaqësojë interesin publik”.
Aktualisht Bindja Demokratike përfaqësohet nga një bord 6 anëtarësh ndërmjet të cilëve Astrit Patozi është përzgjedhur si koordinator. /abcnews.al

