Fillimisht u transferua në huazim, por me opsionin e të drejtës së blerjes, për shifrën e 65 milionë eurove, nëse arrinte të bindte bordin e drejtuesve të Paris Saint-Germain, për cilësitë e tij, në majën e sulmit “parisien” dhe duket se ia ka dalë të bëjë diçka të tillë.
Bëhet fjalët për “bomberin” portugez, Gonçalo Ramos, i cili këtë të mërkurë është bërë zyrtarisht lojtar i PSG, me këta të fundit që kanë vendosur të aktivizojnë opsionin e të drejtës së blerjes, për ta bërë lojtarin përfundimisht të tyre, pavarësisht se nuk ka arritur të gjejë shumë herë rrugën e rrjetës, me “gjigantët” francezë.
PSG gjithashtu zyrtarizoi marrëveshjen dhe njoftoi se Gonçalo Ramos nënshkroi një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit 2027/28, përsa i përket shifrës së transferimit, kjo e fundit mund të arrijë në 80 milionë euro nëse sulmuesi përmbush objektivat, por deri më tani vështirë se i realizon, teksa në 15 përballjet e para ka arritur të shënojë vetëm 2 gola e të dhurojë 1 asistim. /i.m /abcnews.al