Sipas mediave serbe, në kompjuterin e osama Bin Laden janë gjetur fotografi të kishës së Shën Dhimitrit që ndodhet në Mitrovicë. Gjithashtu kishte dhe hartën e qytetit në veri të Kosovës
Mes dokumenteve të gjetura në kompjuterin e Osama Bin Laden që janë publikuar nga CIA është dhe një fotografi të kishës së Shën Dhimitrit në Mitrovicë. E përditshmja e Beogradit “Politika” shkruan se dosjet përmbanin dhe një hartë të qytetit në veri të Kosovës.
Sipas agjencisë ruse Sputinik, lideri i grupit terrorist të Al KAedës i cili u vra nga forcat speciale amerikane, ishte shumë i interesuar për Kosovën sipas dokumenteve të gjetura në kompjuterin e tij personal.
Një raport i publikuar nga Politika tregon se mes 470 mijë dokumenteve të publikuara në 1 nëntor, u gjet dhe një poster ku shkruhej : Xhihadi ne Kosove, si dhe një hartë e Kosovës e kohës së perandorisë osmane ku duket Prishtina./abcnews.al