Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka deklaruar në “Log.” në ABC se pamjet e protestës së 8 Janarit ishin të trishta jo vetëm për PD por për të gjithë vendin. Ajo tha se të dyja palët përdorën dhunë në një luftë për të marrë selinë.
“Është e trishtë. Asnjëri. Këtë nuk e them se e do ekrani. Është e trishtë të shohësh degradimin e opozitës. Kemi nevojë për një opozitë të shëndetshme. Degradimi se në datën 8 Janar ishte një situatë e papranueshme. Mjetet e dialogut politik degraduan në mjete të dhunës me shkallë, me atë dashin për të hapur dyert. E papranueshme. Tërësisht e pazakontë në një lojë luftërash për të marrë selinë. Edhe nga brenda pamë që janë përdorur mjeti i shuarjes së zjarrit dhe një egërsi duke iu turrur dyerve të blinduara të PD”, tha ajo.
Nikolla theksoi se maxhoranca nuk e mat suksesin e vet me degradimin e opozitës, ndërsa duke e kthyer anën e medaljes nga socialistët shtoi se pavarësisht rasteve kur ka pasur mosdakordësi nuk është shkuar kurrë në përdorimin e dhunës.
“Kjo situatë nëse i referohet raportit të maxhorancës, maxhoranca nuk e mat suksesin e vet me degradimin e opozitës. PS ka kaluar në situata ku ka pasur mendime ndryshe dhe kanë kaluar qetësisht duke iu referuar organeve dhe me një lloj legjitimiteti politik. Nuk kemi parë kurrë këtë dhunë. Unë kam qenë deputete e Kuvendit kur kemi pasur protesta të dhunshme të opozitës.
Pamje të tilla trishtojnë këdo së pari demokratët dhe pastaj të gjithë opinionin publik. Mandati i katërt merret me punë dhe jo me degradim. Nuk do doja të ishte ky instrumenti matës por zbatimi i reformave, progresi, puna. Mendoj që të punohet dhe të ecet siç po ecet. Do të ketë një komision mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Nikolla. m.v/abcnews.al