Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bilanci tragjik nga tërmetet në Venezuelë/ Mbi 3,500 viktima dhe mijëra të plagosur

schedule08:55 - 7 Korrik, 2026

schedule 08:55 - 7 Korrik, 2026

Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka kaluar shifrën 3,500, sipas një bilanci të ri të publikuar nga presidenti i parlamentit, Jorge Rodriguez.

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara, të paktën 3,535 persona kanë humbur jetën, ndërsa 16,740 të tjerë janë plagosur si pasojë e lëkundjeve me magnitudë 7.2 dhe 7.5.

Autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet më tej, pasi mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur dhe nuk dihet ende fati i tyre.



Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat më të prekura, ndërsa autoritetet po përballen me një situatë të rëndë humanitare të shkaktuar nga dëmet e mëdha në ndërtesa, infrastrukturë dhe shërbime bazë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!